Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, rreth 22 milion raste dhe gati 800,000 viktima janë raportuar në mbarë botën si pasojë e virusit korona.
Këto janë lajmet e fundit nga bota, transmeton GazetaShneta.
Franca: Që nga 1 shtatori, Franca do t’i bëj të detyrueshme maskat edhe në zyret individuale.Kjo pasi është parë një rritje e numrit të rasteve.
SHBA: Më shumë se 44,000 raste të reja janë konfirmuar në SHBA dhe rreth 1,324 viktima janë raportuar, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
Australia: Australia nënshkruan marrëveshje me kompaninën AstraZeneca për vaksinat e mundshme në lidhje me Covid-19.AstraZeneca aktualisht është duke zhvilluar një vaksinë në partneritet me Universitetin e Oksfordit e cila do të prodhoj të paktën 2 miliardë doza.Sipas marrëveshjes, autralianët do marrin vaksina falas.
Meksikë: Shtohen më shumë se 5,000 raste të reja me Covid-19 dhe 751 viktima në Meksikë.Deri më tani, janë raportuar 531,239 të infektuar dhe 57,774 viktima.
Zelanda e Re: Shtohen dhe 6 raste të reja me covid-19 në Zelandën e Re, that të mërkurën Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Ashley Bloomfield. Numri total i të infektuarve është 1,299 .
Kina:Shënohen 17 raste të reja me Covid-19 gjatë ditës së djeshme në Kinë./GazetaShneta/
Burimi i informacioneve: CNN