Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku shqiptar në Gjermani: Bashkatdhetarët u infektuan me Covid në vizita e festa familjare

Lajme 21/08/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kosovarët përbëjnë numrin më të madh të të infektuarve me Covid-19, të cilët kanë rezultuar pozitiv pasi janë kthyer në Gjermani.

Instituti Robert Koch e renditi Kosovën të enjten (20.08)  të parën në listën e vendeve nga vijnë më shumë të kthyer të infektuar. Madje sipas Ministrisë së Shëndetësisë të landit Renani Veriore-Vestfali, 36,3% e të kthyerve të testuar pozitivisht me virusin Corona vijnë nga Kosova. Turqia renditet e dyta, shkruan DË, transmeton Gazeta Shneta.

Internisti dhe kardiologu që drejton një klinikë në Berlin, Dr. Fahri Beqa ka javë që këshillon në telefon apo trajton në klinikën e tij të kthyer nga Kosova me ose pa virus. Takimet apo festat familjare ai i sheh si arsye të fortë të përhapjes së infektimeve. Me ardhjen e njerzëve nga diaspora, filluan përshëndetjet tradicionale, pati grumbullime në Kosovë, pa u respektuar masat e distancës apo maska, thotë ai për Deutsche Wellen.

“Përgjigja më e shpeshtë është se ata e kanë marrë virusin në takimet familjare, në vizitat, në grumbullimet që kanë pasur me rastin e festave. Shikoni një numër i njerëzve kanë mbajtur edhe dasma megjithëse në numër më të vogël, ka pasur raste të vdekjeve, ku ne e dimë traditën, njerëzit kanë shkuar tek njëri-tjetri për ngushëllim, kanë marrë pjesë në varrim.”

Aktualisht Kosova ka një numër në rritje të infektimeve, të dhënat e javës së fundit shënojnë mbi 12.000 të infektuar dhe 441 viktima të virusit. Në dallim nga Gjermania, Kosova si një vend me popullsi të re ka edhe një numër të madh personash që e kanë kaluar lehtë ose pa simptoma sëmundjen.

Pikërisht mes tyre Dr. Fahri Beqa, i cili ka qenë dy herë në Kosovë në dy muajt e fundit sheh një rrezik tjetër: përhapjen e iluzionit, se Covidi kalohet lehtë. “Problemi kryesor janë pikërisht këta persona asimptomatikë apo që kanë pasur simptoma të lehta dhe që e kanë menaxhuar në atë formë situatën që të thonë, se kjo sëmundje nuk është serioze, madje tek të rinjtë ka mohim komplet të sëmundjes.”

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në DW.

Artikulli paraprakÇmimet për teste serologjike nga 15 deri 30 euro, kurse për molekulare nga 65 deri 80 euro
Artikulli i rradhës “Biçaku Diagnostic” mundëson pamje 3D me CT të ndryshimeve në mushkëri nga Covid-19

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.