Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 481 mostra të marra nga ShSKUK janë konfirmuar 97 raste të reja pozitive.
Në 24 orët e fundit 139 pacientë janë shëruar, duke çuar numrin e përgjithshëm në 10,782 shkruan GazetaShneta.
Tutje në njoftim, IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë viktimë.
Nga 97 raste të reja sot, këto janë komunat me raste pozitive: komuna e Prishtinës 27 raste, komuna e Gjilanit 8 raste, komuna e Klinës 8 raste, komuna e Pejës 8 raste, komuna e Gjakovës 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Fushë Kosovës 4 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Obiliqit 4 raste, komuna e Deçanit 2 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, komuna e Podujevës 2 raste, komuna e Prizrenit 2 raste, komuna e Rahovecit 2 raste, komuna e Vitisë 2 raste dhe me nga një rast komunat si Ferizaj, Hani i Elezit, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Zubin Potok.
Aktualisht, vendi ynë ka 14,301 të infektuar dhe 568 viktima./GazetaShneta/