Mamia Razije Musa në rrjetin social “Facebook” ka treguar rreth gjumit që duhet të bëj një foshnje e porsalindur.
Padyshim që shumë prej prindërve e kanë të njohur termin e SIDS, shkruan GazetaShneta.
Sindromi i vdekjes së papritur të foshnjes (SIDS) është shkaku kryesor i vdekjes së foshnjes dhe për këtë mamia bën apel tek prindërit që të kenë kujdes me pozicionin e vendosjes së foshnjes për të bërë një gjumë të rehatshëm.
“E kam për obligim ta ndaj me ju se i vogli juaj është në rrezik për jetë nëse flen në krah ose në bark pa praninë tuaj, fjala është për fëmijët e posalindur deri në vitin e parë të jetës.”, thuhet në postim.
Në vend të kësaj, vendosja e foshnjes në shpinë shmang rrezikun e SIDS, sepsë foshnja lëviz kokën lirshëm./GazetaShneta/
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU