Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nëna ndau historinë e djaloshit të saj 8-vjeçar, i cili mori Covidin pas fillimit të vitit shkollor

Jetë 09/09/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në më pak se dy javë pasi filloi shkolla, djali 8-vjeçar i Savannah Gardiner e zgjoi atë në katër të mëngjesit duke u ankuar për një stomak të rënduar, të përziera dhe dhimbje të fytit. Ndërsa në mëngjesin tjetër, kishte problem edhe me dy fëmijët e saj më të vegjël, moshat 3 dhe 6 vjec të cilën kishin humbur kordat vokale (zërin).

“Çdo familje sëmuret në fillim të vitit shkollor, por ky vit është i ndryshëm. Ju duhet të vlerësoni për së dyti çdo simptomë” u shpreh nëna për CNN transmeton Gazeta Shneta.

Pasi kaloi verën duke shkëmbyer tekste të shqetësuara me prindër të tjerë në komunitet, nëna Gardiner e dinte se sa e rëndësishme ishte të mbronte shokët e klasës nga infeksioni. Ajo vendosi t’i mbajë të katër fëmijët në shtëpi.

Masat paraprake të shkollës gjatë pandemisë së Covid-19 përfshijnë kontrolle ditore të temperaturës dhe maska ​​të detyrueshme.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU.

“Ju nuk mund ta dërgoni fëmijën tuaj në shkollë me ndonjë simptomë, edhe nëse janë me alergji, sepse të gjithë supozojnë se kanë marrë koronën”, u shpreh Gardiner.

“Unë mendoj se kjo do të jetë një normale e re në rrethana të tilla. Ne do të duhet të adaptojmë mënyrën se si ata po mësojnë dhe sa shpesh ata do të jenë në gjendje të shkojnë në shkollë“.

Nëna Gardiner bëri gjënë e duhur, sipas infermieres së shkollës Crystal Fingulin, në Orlando, Florida.

Gjithashtu një nga gjërat më me ndikim që prindërit mund të bëjnë për të mbajtur vitin shkollor pa probleme është trajtimi dhe përcjellja e simptomave të fëmijës si dhe mbajtja në kontroll e virusi pa e lënë të përhapet tutje dhe tek të tjerët. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPezullohet zhvillimi i vaksinës anti Covid në Oksford pas sëmurjes së një vullnetari
Artikulli i rradhës Ekspertët paralajmërojnë se SHBA duhet të kryej deri në 200 milion testime çdo muaj

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.