Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Distanca reale e nevojshme për të parandaluar përhapjen e Covidit midis njerëzve përgjatë rutinës ditore

Jetë 09/09/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me punën dhe përcjelljen e vazhdueshme të respektimit të masave anti-covid nga institucionet shëndetësore të vendit, rregullat kardinale të koronavirusit janë bërë të lehta për tu mbajtur mend: Lani duart, përdorni një maskë fytyre dhe mbani distancën shoqërore për të mbajtur veten dhe të tjerët të sigurt.

Por aktivitete të caktuara jo gjithmonë e bëjnë të lehtë ndjekjen e këtij udhëzimi të tretë – veçanërisht kur bëhet fjalë për udhëtime, apo edhe thjesht duke shijuar një pasdite në park. Pra, saktësisht sa larg duhet të jeni nga personat e tjerë vecanërisht grupacionit më të ndjeshëm ndaj Covidit?

Bazuar në hulumtimet e fundit, duhet të përpiqeni të uleni në ekuivalentin e dy rreshtave larg dikujt tjetër, veçanërisht nëse ata kanë simptoma të Covid-19 përcjell Gazeta Shneta.

Për të arritur në këtë zbulim, punimi, i botuar në revistën JAMA Network Open, ekzaminoi 24 anëtarë të një grupi turistik në një fluturim midis Tel Aviv, Izrael dhe Frankfurt – Gjermani, me shtatë udhëtarë që rezultuan pozitivë për virusin pas mbërritjes.

Një vlerësim i mëvonshëm i udhëtarëve të aeroplanit zbuloi se dy raste shtesë ishin me gjasë si rezultat i transmetimit gjatë fluturimit, me të dy pasagjerët e sapo infektuar të ulur brenda dy rreshtave të udhëtarëve “ngjitës” (afër njëri-tjeterit).

Autorët e studimit pranojnë se drejtimi i rrjedhjes së ajrit në aeroplan, mungesa e maskave të fytyrës dhe të dhënat e munguara nga disa pasagjerë mund të ndihmojnë në shpjegimin e disa prej gjetjeve.

Por ata në fund të fundit mbështesin idenë që gjashtë metra distancë  ose minimumi dy metra, është afërsisht gjatësia e hapësirës së krijuar nga dy rreshta vendesh të linjave ajrore –  duke zvogëluar në mënyrë drastike gjasat e kontraktimit të COVID-19, madje edhe në një hapësirë ​​të mbyllur si një kabina e aeroplanit.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.

Si paraqiten këto gjetje kundër kërkimeve të tjera?

Një studim i botuar në qershor në revistën mjekësore The Lancet zbuloi se mbajtja e të paktën një metër hapësirë ​​midis njerëzve ishte zakonisht e mjaftueshme për të mbrojtur kundër transmetimit të virusit. Por gjithashtu u zbulua se rreziku i infeksionit ra nga 13 përqind në atë interval në më pak se 3 përqind kur distanca u rrit.

Në përgjithësi, ekspertët mjekësorë ende rekomandojnë që kombinimi i distancës shoqërore me mbajtjen e maskës së fytyrës dhe larjen e rregullt të duarve janë mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga kontraktimi i koronavirusit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPacientët e rinj me Covid, mund të jenë raste të buta por dhe të prolonguar me këtë sëmundje
Artikulli i rradhës Rastet ‘pa simptoma’ të koronavirusit janë në rritje të mësipërme, theksuan studiuesit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.