Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pacientët e rinj me Covid, mund të jenë raste të buta por dhe të prolonguar me këtë sëmundje

Jetë 09/09/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
23 March 2020, Bavaria, Munich: Medical personnel demonstrate the collection of a nasal swab in a new test station in front of the Tropical Institute for people suspected of having Covid-19. Only medical personnel and specific professional groups such as the police or fire brigade will be tested at the new test station. Photo: Sven Hoppe/dpa (Photo by Sven Hoppe/picture alliance via Getty Images)
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studiuesit dhe publiku i gjerë kanë mësuar shumë për rreth Covid-19 që kur filloi pandemia e virusit që shkakton këtë sëmundje. Një nga keqkuptimet më të mëdha të hershme që është etiketuar në këtë mes është se të rinjtë nuk mund të sëmuren rëndë nga virusi.

Në fakt, edhe pse Covid ka më shumë të ngjarë të shkaktojë komplikime të rënda tek individët e moshuar, realisht tanimë e dihet se kjo sëmundje mund të mundojë e të atakojë njerëz të çdo moshe.

Dhe tani Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me të rinjtë që preken me koronavirus jo aq të rëndë sa të shtrohen në spital:

Këta pacientë mund të vuajnë nga një kohë e gjatë me simptomat e Covid që mund të zgjasin me muaj tha ai, raportohet nga CNN përcjell Gazeta Shneta.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.

Mjekët janë ende duke zbuluar simptomat dhe komplikimet afatgjate të një infeksioni me koronavirus.

Pacientët me Covid të zgjatur kanë raportuar lodhje, dhimbje muskulore, efekte neurologjike dhe simptoma të tjera të panumërta muaj pas kontraktimit të virusit.

Sipas Dr. Fauci, situata mund të përkeqësohet edhe më shumë. Siç tha ai në konferencë, shumë nga këta pacientë “kanë një proporcion të lartë të anomalive kardiovaskulare”, gjë që sugjeron potencialin për përkeqësimin e problemeve të zemrës.

“Këta janë njerëz që gjoja u rikuperuan nga COVID-19”, vuri në dukje Dr. Fauci. Dhe ata janë shpesh të rinjtë që mund të kenë besuar se nuk ishin në rrezik të konsiderueshëm për një infeksion të koronavirusit, ose të paktën jo për këto ndërlikime të mundshme që ndryshojnë jetën. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPunonjësit e kujdesit shëndetësor, të rrezikuar nga Covidi deri në 11 herë më shumë se sa popullata e gjerë
Artikulli i rradhës Distanca reale e nevojshme për të parandaluar përhapjen e Covidit midis njerëzve përgjatë rutinës ditore

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.