Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kosova ka pezulluar përkohësisht regjistrimin e barnave në vend

Lajme 12/09/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është thënë se në mungesë të katër zyrtarëve të Departamentit për regjistrimin e barnave, të jetë pezulluar përkohësisht vendimi mbi regjistrimin e barnave në vend.

Ka tri javë që në Agjencinë e Barnave të Kosovës nuk është shqyrtuar asnjë aplikacion për regjistrimin e produkteve mjekësore raporton Koha.

Mungesa e katër zyrtarëve në Departamentin për regjistrimin e barnave, sipas kryeshefit të këtij institucioni, ka bërë që kjo agjenci të marrë një vendim të tillë përcjell Gazeta Shneta.

Hyrja në fuqi e Ligjit për zyrtarët publikë ka pamundësuar gjithashtu që ky institucion të hapë konkurs për këto pozita.

Kryeshefi i AKPPM-së, Ardian Rugova thotë se bazuar në ligjet në fuqi do të shikojnë që të gjejnë një zgjidhje të përkohshme, transferimin e disa zyrtarëve për një periudhë të caktuar, por që, sipas tij, nëse institucionet nuk gjejnë zgjidhje më afatgjate atëherë ata do të përballen me probleme të mëdha sa i përket regjistrimit të barnave në vend.

Distributorët e kompanive farmaceutike në vend thonë të jenë të shqetësuar me këtë vendim të AKPPM-së.

Sipas tyre, me këtë vendim mund ketë tërheqje të kompanive të mëdha farmaceutike, derisa thanë se për këto ditë sa është bllokuar ky proces janë rreth 300 produkte mjekësore që kanë mbetur pa u regjistruar.

KTV-ja ka kërkuar përgjigje edhe nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me këtë çështje, por që zyrtarët e kësaj ministrie kanë thënë se për këtë temë duhet të flitet me zyrtarët e Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Artikulli paraprakMjekët shqiptarë dhe boshnjakë kryejnë operacion në zemër derisa pacienti ishte zgjuar
Artikulli i rradhës Komuna e Vushtrrisë: Nga e hëna fillojnë aplikimet, 120 euro për çdo të porsalindur

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.