Ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia po raporton para Komisionit hetimor parlamentar për menaxhimin e pandemisë.
Vitia është pyetur se ku është bazuar modeli i menaxhimit të pandemisë në kohën sa ai ka udhëhequr MSH-në, shkruan Gazeta Shneta.
Vitia ka deklaruar se MSH-në e ka gjetur me rezerva të pakta të materialeve mbrojtëse, dhe si rezultat janë detyruar të marrin masa.
“Shpërthimi i virusit në fillim të pandemisë do të ishte katastrofik për qytetarët e Kosovës. Prandaj jemi detyruar të marrim masa për parandalimin e kësaj situate”, ka deklaruar Vitia. /Gazeta Shneta/