Instituti Kombëtar ka njoftuar se 528 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 62 raste pozitive.
“Në 24 orët e fundit është raportuar vetëm një viktimë si pasojë e covid-19, kurse 85 pacientë janë shëruar shkruan GazetaShneta.
Numri total i rasteve pozitive është 15.270 raste nga 63.638 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 85 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.900 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.754. “, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Rastet pozitive vijnë nga këto komuna: Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Prizren 14 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Junik dhe Malishevë./GazetaShneta/