Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka raportuar sot para Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës.
Ai është pyetur për mospagesën shtesë prej 300 eurosh për një pjesë të punëtorëve shëndetësorë, si dhe për stafin mbështetës, shkruan Gazeta Shneta.
Zemaj ka deklaruar se kjo pagesë do të bëhet në mënyrë retroaktive sipas mundësive buxhetore të lejuara nga Ministria e Financave.
“Për pagesat prej 300 euro, është e vërtetë se punëtorët mbështetës nuk janë paguar por jemi në komunikim me ministrinë e financave, buxheti është i limituar por kjo pagesë do të jetë retroaktive në shumën që do të jetë e mundur sipas buxhetit të Kosovës për muajt korrik gusht shtator dhe tetor”, ka deklaruar Zemaj. /Gazeta Shneta/