Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga 685 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 98 raste pozitive me covid-19.
Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një viktimë (Spitali i Gjakovës), kurse 37 pacientë janë shëruar nga covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 16.345 raste nga 75.973 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 649 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 37 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.405 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
98 rastet e reja sot janë shënuar në këto komuna: komuna Prishtinë 37 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Istog, Kamenicë, Klinë, Pejë, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë.
Aktualisht, vendi ynë ka 1,291 raste aktive./GazetaShneta/