Mesatarja përgjatë shtatë ditëve të javës qëndroi në një nivel prej 68 mijë raste, një nivel që nuk është parë që nga muaji korrik.
Lajmin e ka bërë të ditur CNN, ku burimet e informimit janë marrë nga Universiteti Johns Hopkins (JHU), transmeton GazetaShneta.
Gjatë shtatë ditëve të fundit, në Shtetet e Bashkuara janë shtuar mbi 481 mijë raste pozitive, sipas JHU.
Periudha përfshin gjithashtu dy ditët e javës që u shënuan rekord të rasteve ditore – mbi 80 mijë raste.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, vendi pësoi një ulje të rasteve të raportuara./GazetaShneta/