Larja e duarve dhe mbajtja e maskave për fytyrën janë hapat kryesorë për parandalimin e COVID-19.
Por ato mund të thajnë lëkurën tuaj dhe të shkaktojnë skuqje të ndryshme të lëkurës. Ja se si të menaxhoni me këtë situatë shkruan MayoClinic.org përcjell Gazeta Shneta.
Një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për të mbrojtur nga Covid-19 është të mbani duart tuaja të pastra nga mikrobet.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandon që të lani duart shpesh me ujë dhe sapun për të paktën 20 sekonda, ose të përdorni një pastrues dore me bazë alkooli që përmban të paktën 60% alkool.
Por larja e shpeshtë e duarve, në anën tjetër, mund t’i largojnë yndyrnat natyrale. Për të parandaluar lëkurën e thatë dhe të plasaritur:
– Përdorni ujë të freskët ose të vakët me sapun për të larë duart. Ndër të tjera, uji i nxehtë nuk është më i dobishëm kundër mikrobeve dhe mund të rrisë dëmtimin e lëkurës.
– Shmangni pastruesit antibakterial. Ato nuk janë aq të dobishme për parandalimin e sëmundjeve infektive, poashtu përmbajnë kimikate që mund të irritojë lëkurën.
– Përdorni doreza kur pastroni në shtëpi me dezinfektues, për të mbrojtur lëkurën tuaj.
– Pasi të keni larë duart, shpëlajeni butësisht dhe thajini. Pas kësaj, vendosni krem hidratues. Gjithashtu, nëse duart tuaja ndihen ende të thata pas një minute apo më shumë, aplikoni më shumë krem hidratues.
– Kombinoni kremrat hidratues. Ndonjëherë, një kombinim i kremrave hidratues funksionon më së miri.
Kremrat e lehta zakonisht shtojnë lagështi në shtresën e jashtme të lëkurës. Shikoni për përbërës të tillë si ure, glicerinë ose acid hialuronik.
Mos e injoroni mbrojtjen e hershme të lëkurës. Parandalimi i acarimit të lëkurës në radhë të parë është më efektiv sesa përpjekja për të kapur më vonë hapin kur lëkura është e thyer dhe plasaritur. /Gazeta Shneta/