Ka ndërruar jetë specialisti i mjekësisë familjare nga komuna e Vushtrrisë, Dr. Safet Idrizi.
I ndjeri ka qenë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv Qendror në QKUK, për shkak të sëmundjes Covid-19, shkruan Gazeta Shneta.
Lajmin për vdekjen e tij Gazeta e ka konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare. Ai ka ndërruar jetë rreth orës 20:00, ndërsa ka vuajtuar edhe nga disa probleme tjera shëndetësore.
Idrizi i lindur në vitin 1957 me profesion Specialist i Mjekësisë Familjare, ka qenë më parë edhe udhëheqës i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri.
Nga Covid-19 në Kosovë deri më tani kanë ndërruar jetë mbi 10 profesionistë dhe punëtorë shëndetësorë, prej të cilëve tetë janë mjekë. /Gazeta Shneta/