Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

I vdiq babai në QKUK, letra e dhimbshme e të bijës: Pulmologji emrin mos ta ndëgjofsha

Lajme 03/11/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një qytetare me emrin Elida Kryeziu ka publikuar një letër ku përshkruhet situata e vështirë dhe mjaft e dhimbshme gjatë trajtimit të babait të saj në Qendrën Klinike Universitare.

Ajo tregon për gjendjen e rëndë të babait të saj në Klinikën e Pulmologjisë ku thotë se nuk gjente mjekë, por vetëm infermiere për ta ndihmuar, shkruan Gazeta Shneta.

Kryeziu tutje shpjegon se si arriti ta dërgojë babain në mjekimin intensiv, por fatkeqësisht gjendjes së rëndëuar gjatë qëndrimit dy ditor në Pulmologji, tashmë nuk mund t’i bënte ballë.

Lexoni letrën e saj të plotë:

Miq e familjarë , ju që na e lehtësuat sado pak këtë dhimbje me telefonata e mesazhe të shumta ,FALEMINDERIT!

Ne humbëm shtyllën e familjes , por e di se dhe ju të gjithë humbët një familjar , mik , shok e kolegë, me vlerë.

Babi ishte fjalë pak , por shpirtin e zemrën i kishte plot dashni …

Nuk e kisha menduar asnjëherë që do ikte në këtë mënyrë!

Ishte gjithçka shumë e shpejtë e trishtë dhe me shumë dhimbje…

Ai njeri që gjithë jetën me objektivin e tij na solli pamjet nga anë e kënd vendit ,në qastet e fundit nuk pati mundësinë që me sytë e tij, të shef nga afër familjaret e tij !

Kjo gjendje që tronditi botën , trokiti dhe në derën tonë…ca simptoma një lodhje na drejtoi në Qkuk , aty ku mijëra vetë po luftojnë me jetën e vdekjen …

Minutat e orët sa ishin të shpejta aq edhe të gjata njëkohësisht , të shpejta kur analizat tregonin se gjendjen e ka të mirë, të shpejta e të trishta kur çdo gjë përmbysej në moment!

Për një fraxiparinë, apo për një insulinë (të anashkaluar me apo pa dashje) gjendja e tij luhatej tmerrshëm ! Vrapoja koridoreve për  të kërkuar ndihmë, tek tuk ndonje motër se mjek nuk shihje me sy veq një herë të vetme!

Pulmologji emrin mos ta dëgjofsha…vetëm oksigjen, asgjë tjetër! Gjendja luhatej bashkë me të dhe zemrat tona që luteshin që të ndodhte një mrekuli?

Transferohet në intensivë…aty kujdesi ishte nivel tjetër, shkëputemi nga ai pasi nuk bënte më të bëhemi ne ” mjek ” për të siq bëmë 48 orë !

Ku e pamë të tretej e nuk mundëm të ndihmonim sepse çdo gjë kryhej me vonesë!

Jo për fajin tonë…por nuk e di, nga lodhja nga mosdija apo nga vet kultura , që pamë në pulmologji …

Orët ishin shekuj , gjendja i  përkeqësohej duke zbardhë mëngjesi ,  ai po luftonte me jetë , e  ne me lutjet se ndoshta do ia dalë mbanë…

E dielë 1 Nëntor,

Prishtina po ngrohej nga rrezet e diellit si të ishte pranverë, e trupi i babit po shkrihej e po ikte duke na lënë të thyer përjetë me këtë ikje të shpejtë e të papritur…

Një lot shkoj faqes duke na përshëndetë me mall , e ne mbetëm pas të shtangur nga kjo humbje!

Mblodhe mjaftë njerëz në përcjelljen e fundit! Nuk i frikësoi as virusi të thonë LAMTUMIRË…

Trupi yt u pre në Dragodan bashkë me perendimin e kuqërremtë që dielli i dha qytetit…

Mall shumë mall , por krenarë që patëm një baba , bashkëshort e vëlla si Ti !

Lamtumirë babi! ?

In memoriam LULZIM KRYEZIU ?

Artikulli paraprakRifat Brahimaj emërohet ud. drejtor në Kardiokirurgji pas pezullimit të Tefik Bekteshit
Artikulli i rradhës Kryetari i Komisionit Disiplinor Dr. Florim Zejnullahu rezulton pozitiv me Covid-19

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.