Dy specialistë të rinj i janë shtuar komunitetit të anesteziologëve në Kosovë gjatë ditës së djeshme.
Dr. Saranda Luli-Xheladini dhe Dr. Valon Kadriu, kanë kryer me sukses provimin specialistik si dhe kanë nënshkruar titujt e tyre nën udhëheqjen e Dr. Agreta Gecaj-Gashi dhe Dr. Rexhep Gjyliqi.
“Ne kete kohe pandemie, ku anesteziologet po ballafaqohen me sfida te shumta, na u shtuan edhe dy anesteziolog te shkelqyeshem, Dr Saranda Luli-Xheladini dhe Dr Valon Kadriu. Shendet e suksese te reja!”, ka shkruar Gecaj-Gashi.
“Ne kohen kur bota ne pergjithesi, por edhe populli yne po ballafaqohet me nje semundje me shume te panjohura, kur profesionistet shendetesore e sidomos Anesteziologet, nuk kane orar pune, nuk kane orar pushimi, kur mengjesin e hane ne darke e darken ne agun e mengjesit, komunitetit tone iu shtuan edhe dy Anesteziologe & Intenziviste te vyeshem, te pajisur me dije dhe te gatshem qe te jene aty kur te semuret kane me se shumti nevoje. Dr. Saranda, Dr. Valon, ju pergezoj!”, ka shkruar Gjyliqi. /Gazeta Shneta/