Pandemia Covid-19 ka rënduar gjendjen në spitalet e përgjithshme rajonale në Kosovë.
Në Spitalin e përgjithshëm të Pejës po trajtohen 124 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 pacientë janë në Respirator, 101 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Ndërkaq në Spitalin e Gjakovës janë të shtrirë 98 pacientë të sëmurë me Covid, prej të cilëve 65 janë duke u trajtuar me oksigjen, 6 pacientë janë me CPAP maskë dhe një pacient është i intubuar në respirator.
Spitalet ju kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat për shkak të numrit të madh të pacientëve.
“Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, mbani maskat,distancen dhe higjienën”, thuhet në njoftimin e spitalit të Gjakovës. /Gazeta Shneta/