Komuna e Mitrovicës ka miratuar vendimin për mbështetje financiare në vlerë prej 50 euro për pacientët e infektuar me covid-19.
Lajmi është bërë i ditur nga Donjet Bislimi, nga radhët e PDK-së, i cili tutje ka thënë se propozimi është mbështetur nga të gjitha partitë shkruan GazetaShneta.
Me këtë rast, vendimi ka hyr në fuqi në momentin e parë të votimit./GazetaShneta/
Postimi i plotë:
Sot në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal, me propozimin tonë dhe përkrahje nga të gjitha partitë vendosem që edhe ne si Kuvend të obligojmë Komunën që të ndaj 50 euro për çdo të infektuar me COVID19 në Mitrovicë,
Vendimi hyri në fuqi menjëherë nga momenti i votimit!
Ps. Maskat sot i kishim të portokallta në përkrahje të grave, viktima të dhunës në familje!