Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fauci: Trajtimet në fazë të hershme Covid-19, janë urgjentisht të nevojshme

Jetë 02/12/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pavarësisht lajmeve të mira në lidhje me efikasitetin e dy vaksinave për të parandaluar Covid-19, nevojiten ilaçe për të trajtuar fazat e hershme të virusit.

Shumë ilaçe janë në prova klinike për të përcaktuar efektivitetin e tyre për fazat e hershme të virusit shkruan VeryWellHealth, transmeton Gazeta Shneta.

Trajtimi i hershëm mund të ndihmojë në parandalimin e një forme më të rrezikshme të Covidit dhe të ndihmojë në uljen e ritmeve të transmetimit.

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, ka theksuar nevojën për hulumtime kushtuar fazave të hershme të Covid-19.

“Ndërsa opsionet e trajtimit për pacientët me sëmundje të rëndë që kërkojnë shtrimin në spital janë tani në dispozicion … ndërhyrjet që mund të administrohen herët gjatë rrjedhës së infeksionit për të parandaluar përparimin e sëmundjes dhe ndërlikimet afatgjata janë urgjentisht të nevojshme” shkruajnë studiuesit.

Lajmi i mirë është se kërkimet në lidhje me terapitë e fazave të hershme janë duke u zhvilluar.

Në një email për VeryWellHealth, studiuesit Kim dhe Read diskutuan zhvillime premtuese të trajtimit në tre kategori:

– Trajtime antivirale që veprojnë drejtpërdrejt në virus dhe ndihmojnë në ndalimin e replikimit të tij (plazma konvaleshente, antitrupat  mono dhe poliklonal si dhe interferonet).

– Trajtime të modulimit të imunitetit që kufizojnë reagimin hiper-inflamator të shoqëruar me shumë simptoma të Covid-19 (Fluvoksamine, Ciklosporine, Leronlimab).

– Barna antitrombotike që parandalojnë hiperkoagulimin (mpiksjen e gjakut) të shoqëruar me Covid-19.

Artikulli paraprakMpiksjet e gjakut, këto janë shenjat paralajmeruese të cilat dërgojnë në diagnostifikim
Artikulli i rradhës A mund t’i lyej flokët ndërsa jam shtatzënë, profili i sigurisë së fetusit në mëdyshje

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.