Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A mund t’i lyej flokët ndërsa jam shtatzënë, profili i sigurisë së fetusit në mëdyshje

Këshilla për shtatzëna 02/12/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pyetjet në lidhje me trajtimet e flokëve gjatë shtatzënisë janë të zakonshme. Shumica e trajtimeve përfshijnë kimikate dhe ngjyra që i lënë gratë të pyesin nëse janë të sigurta.

Llojet e ndryshme të trajtimeve të flokëve, shkruan American Pregnancy Association përfshijnë:

Ngjyrosjen – duke aplikuar ngjyra të përhershme, gjysmë të përhershme dhe të përkohshme.

Si dhe dredhje e flokëve dhe/ose zbardhimi ku ky trajtim përdorë peroksid hidrogjeni, transmeton Gazeta Shneta.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.

A janë të sigurta ngjyrat e flokëve dhe kimikatet e trajtimit ndërsa jam shtatzënë?

Edhe pse mjaft i kufizuar, shumica e hulumtimeve tregojnë se kimikatet që gjenden si në ngjyrat gjysmë të përhershme ashtu edhe në ato të përhershme nuk janë shumë toksike dhe janë të sigurta për t’u përdorur gjatë shtatëzënësisë.

Përveç kësaj, vetëm sasi të vogla të bojës së flokëve mund të absorbohen nga lëkura, duke lënë pak gjëra që do të ishin në gjendje të arrinin në fetus.

Si e tillë, kjo sasi e vogël nuk konsiderohet e dëmshme për fetusin. E njëjta gjë konsiderohet të jetë e vërtetë edhe gjatë ushqyerjes me gji.

Sidoqoftë, nëse hezitoni të përdorni ngjyra të rregullta të flokëve gjatë shtatëzënësisë, ka disa alternativa më të sigurta për tu marrë në konsideratë.

Për shembull, vendosja e pikave të ngjyrës në flokët tuaj zvogëlon çdo rrezik pasi boja vendoset vetëm në fijet e flokëve tuaj dhe nuk prek lëkurën e kokës.

Kështu, lëkura nuk thith kimikatet në qarkullimin e gjakut.

Një tjetër alternativë janë ngjyrat e pastra përfshirë kanën.

Nëse ende shqetësoheni për përdorimin e ngjyrave të flokëve gjatë shtatzënisë, atëherë duhet të flisni me mjekun tuaj.

Disa mjekë rekomandojnë të presin të paktën deri në tremujorin e dytë ose të tretë, e në disa raste specifike të dyshimta deri pas shtatzënisë, për të lyer flokët tuaj. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakFauci: Trajtimet në fazë të hershme Covid-19, janë urgjentisht të nevojshme
Artikulli i rradhës Skanimi me CT gjatë shtatzënisë, arsyjet kryesore që dërgojnë në marrjen e këtij procesi

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.