Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vështirësi në frymëmarrje, këto janë simptomat që kërkojnë vëmendje të menjëhershme

Jetë 05/12/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vështirësi në frymëmarrje është një simptomë e zakonshme që i shtyn njerëzit të bëjnë një vizitë tek mjeku i tyre.

Ka shumë shkaqe të ‘marrjes së frymës’. Megjithatë, shkaqet më pak të zakonshme të gulçimit shpesh neglizhohen dhe është e rëndësishme të caktoni një takim me mjekun tuaj për të përcaktuar prejardhjen e tyre shkruan VeryWellHealth, përcjell Gazeta Shneta.

Thuhet se një përkufizim i qartë për gulçimin, është se shumica e njerëzve e përshkruajnë këtë simptomë si një ndjesi subjektive të vështirësisë me frymëmarrjen.

Ju mund të keni ndjenjën se nuk jeni në gjendje të merrni ajër të mjaftueshëm ose që duhet më shumë përpjekje se zakonisht për të marrë frymë.

Disa njerëz përshkruajnë gjithashtu një ndjesi të ngushtësisë së gjoksit.

Gulçimi mund të vijë si gjendje akute brenda disa minutash ose orësh; ose në mënyrë kronike gjatë ditëve, javëve, muajve apo edhe viteve.

Shkalla e frymëmarrjes

Një normë e ritmeve normale të frymëmarrjes në të rriturit konsiderohet të jetë midis 12 dhe 20 frymëmarrje në minutë ndërsa në pushim për të rriturit dhe fëmijët ndryshon në varësi të moshës.

Shkalla e frymëmarrjes konsiderohet nga disa – si shenja vitale e “harruar” dhe ndonjëherë mund t’i japë mjekut tuaj më shumë informacion sesa presioni i gjakut ose pulsi juaj në lidhje me ashpërsinë e sëmundjes.

Shkaqet

Në 85% të njerëzve, kushtet që lidhen me zemrën dhe mushkëritë janë përgjegjëse për gulçimin.

Disa nga shkaqet tjera më të zakonshme përfshijnë: astma, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive, atak ne zemer, embolia pulmonare, infeksione të tilla si bronkiti dhe pneumonia, dështimi kongjestiv i zemrës si dhe pneumotoraksi.

Në anën tjetër kemi edhe disa faktor të tjerë që mund të inkuadrohen si shkak për një vështirësi në frymëmarrje duke përfshirë këtu pirjen e duhanit, aneminë dhe kushtet e tiroides.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.

Testet diagnostike

Testet që do të rekomandojë mjeku juaj do të varen nga simptomat tuaja të veçanta dhe gjetjet fizike, por zakonisht mund të përfshijnë:

– Oksimetria e pulsit, një test i kryer duke vendosur një pirg në gishtin tuaj për të vlerësuar sasinë e oksigjenit në gjak.

– Një elektrokardiogramë (EKG), për të kërkuar shenja të një sulmi në zemër ose ritme të parregullta të zemrës.

– Rrezet X në gjoks për të kërkuar infeksione në mushkëritë tuaja.

– Analizat e gjakut për të kërkuar anemi dhe shkaqe të tjera.

– Testet e funksionit pulmonar për të kërkuar astmë ose emfizemë dhe gjendje të tjera të mushkërive. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEfektet e ushtrimeve gjatë shtatzënisë, si mund ta lehtësoni procesin e lindjes së fëmijës tuaj
Artikulli i rradhës Çrregullimet e të ngrënit në shtatzëni, këto dy forma ndikojnë në shëndetin e fetusit dhe nënës

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.