Infermieri Enlirat Duraku, i cili është edhe sekretar i Sindikatës së Infermierëve, ka hyrë në ditën e katërt të grevës së urisë. Atij sot i është bashkuar edhe infermieri Mentor Sejdiu.
Duraku ka thënë se ka filluar të përballet me probleme shëndetësore, por ka deklaruar se nuk do të ndalet deri në realizimin e kërkesave të tij dhe kolegëve infemierë, shkruan Gazeta Shneta.
“Edhe pse problemet shëndetësor kanë filluar, unë nuk nuk ndalem deri sa: Ministri Armend Zemaj, SHSKU , Valbon Krasniqi dhe Bordi i SHSKUK-së të nënshkruajnë: 1) Rritjen e pagesë së ndërrmieve të natës, 2) Pagesën e orëve shtesë dhe punës gjatë vikendeve, 3) Pagesën e rrezikshmërisë në punë”.
“Edhe përkundër problemeve shëndetësor, ju premtoj që nuk do të ndalem, edhe nëse pasojat janë fatale”, ka deklaruar Duraku. /Gazeta Shneta/