Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se nga 1,314 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 462 raste pozitive me covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 12 pacientë si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 72 vjeç), Malishevë 2 raste (78, 60 vjeç), Prizren 1 rast ( 79 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 69 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç), Vushtrri 1 rast (80 vjeç), Kamenicë 1 rast (74 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Podujevë 1 rast ( 51 vjeç), Istog 1 rast ( 82 vjeç)”
“Numri total i rasteve pozitive është 46.580 raste nga 163.221 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.198 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e fundit.
Përgjatë kësaj periudhe, 536 pacientë e kanë mposhtur betejën kundër covid-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 33,600.
Rastet pozitive janë regjistruar në këto komuna: Prishtinë 175 raste, Mitrovicë 55 raste, Fushë-Kosovë 30 raste, Podujevë 27 raste, Ferizaj 22 raste, Lipjan 21 raste, Vushtrri 16, Prizren 14 raste, raste, Gjilan 11 raste, Suharekë 11 raste, Drenas 9 raste, Kamenicë 9 raste, Viti 9 raste, Obiliq 8 raste, Skenderaj 8 raste, Gjakovë 6 raste, Pejë 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 4 raste, Deçan 3 raste, Graçanicë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Hani i Elezit dhe Kllokot.
Aktualisht, vendi ynë është duke u përballur me 11,782 raste aktive./GazetaShneta/