Shtetet e Bashkuara po përballen me një numër rekord të rasteve me Covid-19, pacientëve të hospitalizuar dhe viktimave.
Ndërsa, zyrtarët shëndetësor në Los Angeles vazhdojnë të raportojnë numrin e lartë të pacientëve me covid-19, Dr.Christina Ghaly ia atribuoi rritjen e rasteve qytetarëve që festuan Festën e Falenderimeve shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se në 24 orët e fundit vendi regjistroi 247,357 raste pozitive dhe 3,656 viktima.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, që nga 16 dhjetori janë hospitalizuar 113,069 pacientë – numri më i lartë i raportuar që nga fillimi i pandemisë.
Në total, SHBA-të kanë 16.9 milionë të infektuar dhe 307,501 viktima./GazetaShneta/