Një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur Kroacinë Qendrore, me raportime për shumë të plagosur dhe të paktën shtatë vdekje deri më tani.
Një vajzë 12-vjeçare ishte njëra nga viktima në Petrinja tha Kryeministri Andrej Plenković, shkruan BBC përcjell Gazeta Shneta.
Pesë persona vdiqën në qytetin afër Glina, ndërsa dy të tjerët u gjetën në rrënojat e një kishe në Zazina, raportojnë mediat shtetërore.
Kryebashkiaku i Petrinjas tha se rreth gjysma e qytetit ishte shkatërruar dhe njerëzit po tërhiqeshin nga rrënojat.
Tërmeti u dëgjua në kryeqytetin kroat Zagreb, në Bosnjën dhe Serbinë e deri në Itali.
Ndërsa, Sllovenia ka mbyllur centralin bërthamor Krsko që bashkëpronon me Kroacinë.
/Gazeta Shneta/