Gjermania ka regjistruar numrin e saj të dytë më të lartë të vdekjeve ditore nga Covid-19, sipas Agjencisë Kombëtare për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Instituti Robert Koch tha të mërkurën se edhe 1.019 njerëz të tjerë kishin vdekur, duke e çuar numin e fataliteteve totale në 36.537 viktima nga ky infeksion, shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.
Numri i lartë ditor i të gjitha kohërave u raportua me 30 dhjetor kur u regjistruan 1.129 viktima para këtij rekordit të sotëm.
Gjermania gjithashtu do të forcojë më tej kufizimet në lëvizje dhe kontakte me qëllim që të frenojë rastet e tjera nga infeksioni Sars-CoV-2. /Gazeta Shneta/