Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përfitimet shëndetësore të pirjes së ujit në këtë sasi të konsumuar çdo ditë

Jetë 10/01/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Uji është një lëndë ushqyese thelbësore që ka rol jetik në shëndetin tonë dhe në aktivitetet e palestrës. Na mban të hidratuar dhe ndihmon me proceset jetësore në çdo nivel të funksionimit në trupin e njeriut.

Nëse jeni fizikisht aktiv, hulumtimet kanë treguar se uji është lënda ushqyese më e rëndësishme në dietën ushqyese sportive shkruan VeryWellHealth përcjell Gazeta Shneta.

Këtu janë disa nga arsyet kryesore pse duhet të qëndroni të hidratuar – edhe nëse nuk jeni një atlet.

Uji është një lëndë ushqyese thelbësore

Trupi i njeriut përbëhet nga mbi 60 përqind ujë.

Trupat tanë kanë nevojë për ujë për të ruajtur hidratimin, tretjen, funksionimin e zemrës dhe mushkërive, mbrojtjen e indeve, rregullimin e temperaturës së trupit dhe shumë më tepër.

Uji ndihmon në humbje peshe

Studimet kanë treguar se rritja e marrjes së ujit promovon humbje më të shpejtë të peshës krahasuar me mospirjen e mjaftueshme të ujit.

Pirja e një gote me ujë para një vakti ka treguar se ul oreksin, ndihmon në tretje dhe rrit metabolizmin.

Poashtu, pirja e ujit gjatë gjithë ditës mund të zvogëlojë dëshirën për të konsumuar soda ose lëngje me sheqer, të cilat janë të ngarkuara me kalori të panevojshme.

Uji zvogëlon fryrjen e barkut

Mbajtja e ujit ose ndjenja e fryrjes mund të ndihet e pakëndshme. Zakonisht shkaktohet nga tretja e dobët, rritja e marrjes së natriumit dhe shoqërohet gjithashtu me luhatje të hormoneve që lidhen me ciklin menstrual.

Shumë njerëz besojnë se kur mbajnë ujë, duhet të shmangin pirjen e më shumë sasie uji – por kjo nuk është e vërtetë.

Mbajtja e ujit është masa mbrojtëse natyrore e trupit për të parandaluar dehidratimin. Nëse jeni të fryrë, nuk është koha të përmbaheni në pirjen e lëngjeve.

Andaj marrja e një sasie më të madhe uji do të zvogëlojë sasinë e kripës së ruajtur gjithashtu lubrifikon zorrën e trashë që do të shpejtojë eleminimin e ushqimeve të barkut.

Uji ndihmon tretjen

Marrja e pamjaftueshme e lëngjeve mund të ndikojë në tretjen tuaj dhe të kontribuojë në kapsllëk. Për t’i mbajtur gjërat të lëvizin me një ritëm të rregullt dhe të rehatshëm, sigurohuni që po pini mjaft ujë.

Pirja e shumtë e ujit ndihmon në parandalimin e kapsllëkut, promovon tretje të shëndetshme, shpëlan toksinat dhe lehtëson barrën e veshkave dhe mëlçisë.

Uji e mban lëkurën tonë të shëndetshme

A vuani nga lëkura e thatë? Ju mund të keni nevojë të pini më shumë ujë.

Trupi humbet ujë përmes djersës – veçanërisht gjatë një stërvitjeje dhe në kushte të nxehta mjedisore. Pirja e ujit siguron rehidratimin dhe rimbushjen e vajosjes natyrale në lëkurën tonë.

Sa ujë duhet të pi?

Rekomandohet që gratë të konsumojnë cdo ditë 2.7 litra ndërsa burrat të konsumojnë 3.7 litra qoftë përmes pijeve të ndryshme (80%) ose në ushqim (20%). /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDr. Florimi ka një mesazh për pacientët poshtë 50 vjeç që janë të infektuar me COVID-19
Artikulli i rradhës Duhanpirësit 50 përqind më shumë të ngjarë të kenë 10 ose më shumë simptoma të Covid-19

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.