Dr. Florim Cuculi ka rekomanduar pacientët me COVID-19 që janë më të rinj se 50 vjeç që të mos enden nëpër mjekë nëse nuk kanë simptoma.
Duke u nisur nga përvoja e tij personale, Dr. Florimi sugjeron që të mos bëhen teste të panevojshme, shkruan Gazeta Shneta.
“Sqarim për pacient në moshë të re (<50) me Covid.
Unë Covidin e kalova pa marrë asnjë medikament specifik, pa bërë D-Dimer, nuk bëra as CT sepse kurrë nuk pati nevojë, e as nuk shkova te 5 mjek të ndryshëm. Shumica dërrmuese e pacientëve të rinj me Covid e kalojnë pa problem. Mos harxhoheni kot. Shkoni te mjeku kur do jeni të smurë, jo vetem sepse e keni këtë diagnozë!”, shkroi në sqarimin e tij Dr. Florimi.

Ndryshe, ky i fundit ditë më parë shprehu gadishmërinë e tij për të ndihmuar kolegët e tij kardiologë në Kosovë për të ngritur nivelin e ofrimit të shërbimeve. /Gazeta Shneta/



