Numri i lartë i viktimave dhe infeksioneve të reja me Covid-19 është tejet shqetësuese në shtetin gjerman.
Brenda 24 orëve të fundit, Gjermania raportoi 1,244 viktima – numrin më të lartë të vdekjeve brenda një dite shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Në anën tjetër, rastet e reja pozitive vazhdojnë të rriten dita e ditës dhe në lidhje më ketë çështje Lothar wieler iu është drejtuar gazetarëve se infeksionet e reja duhet të zvogëlohen.
“Infeksionet e reja Covid-19 duhet të zvogëlohen masivisht.Njësitë e kujdesit intensive nuk kanë qenë aq të lodhur sa në ditët e fundit”, tha Wieler.
Deri më tani, në Gjermani janë identifikuar 16 raste të reja me variantin e ri të Covid-19./GazetaShneta/




