Mijëra pacientë të hospitalizuar në Britaninë e Madhe do të lëshohen herët në hotele ose në shtëpitë e tyre për të liruar shtretërit për të sëmurët me gjendje të rëndë Covid-19.
Shefat e spitaleve në Britaninë e Madhe synojnë të fillojnë shkarkimin e pacientëve në një shkallë që nuk është parë më herët, si një masë urgjente për të krijuar “kapacitet shtesë të emergjencës” shkruan The Guaridan përcjell Gazeta Shneta.
Dokumentet e shikuara nga burimi medial The Guardian gjithashtu zbuluan se NHS po kërkon shtëpitë e kujdesit të fillojnë të pranojnë pacientë me Covid direkt nga spitalet dhe pa një test negativ të fundit, për sa kohë që ata kanë qenë në izolim për 14 ditë dhe nuk kanë treguar simptoma të reja.
Spitali i King’s College theksoi se pacientët që po shkarkojnë nuk janë në gjendje të keqe dhe nuk kanë nevojë të jenë në spital andaj mund të kujdesen në mënyrë të sigurt në hotel.
Një zëdhënës i spitali tha se: “Për të krijuar kapacitet në spital për t’u kujdesur për numrin e lartë të pacientëve që kërkojnë shtrim, ne kemi bashkëpunuar me një hotel lokal për të akomoduar përkohësisht pacientë të cilët janë të gatshëm të lënë në mënyrë të sigurt spitalin dhe të përfitojnë nga mbështetja e mëtejshme nga komuniteti partnerë”.
Ky plan vie mes shqetësimit në rritje se spitalet së shpejti do të mbingarkohen dhe se kriza mund të arrijë kulmin për disa javë.
Më shumë se 35,000 pacientë me Covid ndodhen në spitalet e Britanisë së Madhe, me këtë numër që u rrit me 6.213 vetëm javën e fundit. /Gazeta Shneta/