Siç kanë paralajmëruar ekspertët, marrja e Covidit një herë, nuk do të thotë që nuk mund ta merrni atë përsëri.
Megjithëse afërsisht 75 përqind e pacientëve të rikuperuar prodhojnë një përgjigje të antitrupave që mund të ofrojë një mbrojtje disa muaj pas një infeksioni, studiuesit ende nuk e dinë saktësisht se sa zgjat kjo mbrojtje, ose nivelin e saktë të efikasitetit të antitrupave shkruan Best Life, transmeton Gazeta Shneta.
Sidoqoftë, në nëntor të vitit 2020, FDA miratoi teste të reja të antitrupave të cilat e bënë më të lehtë për studiuesit të përcaktojnë llojin e antitrupave në gjakun e një pacienti të rikuperuar.
Shumica e pacientëve me Covid zhvillojnë disa antitrupa kundër virusit.
Për shumicën e popullsisë, marrja e Covidit ose inokulimi, rezulton në atë që trupi prodhon “antitrupa lidhës”.
Këto janë proteina që lidhen me patogjenin, por nuk ndalojnë infektivitetin e tyre.
Këta antitrupa paralajmërojnë sistemin imunitar për praninë e një infeksioni të ri, duke sinjalizuar qelizat e bardha të gjakut për tu ballafaquar me kërcënimin e infeksionit.
Por këta antitrupa nuk e neutralizojnë virusin.
Mangësia më e madhe e antitrupave lidhës është se ata nuk e ndalojnë virusin të replikohet brenda trupit – vetëm antitrupat neutralizues e realizojnë atë.
Antitrupat neutralizues lidhen me proteinën gjembore të patogjenit Covid dhe e ndalojnë atë të hyjë në qeliza të reja ose të replikohet në vend që të mbështetet në sistemin imunitar të strehuesit për të luftuar virusin.
Andaj njihen si super-antitrupat që i rezistojnë plotësisht Covid-19.
Mirëpo, këta antitrupa që ofrojnë mbrojtje të shkëlqyeshme kundër Covidit, ndodhën në më pak se pesë përqind të infeksioneve të hasura në pacientë të rikuperuar, thonë ekspertët. /Gazeta Shneta/