Studimi i fundit ka treguar se ekspozimi ndaj polenit mund të rrisë rrezikun për të zhvilluar Covid-19.
Ekspozimi ndaj polenit rrit ndjeshmërinë ndaj infeksioneve virale të frymëmarrjes, pavarësisht nga shkalla e alergjisë suaj shkruan Express.co.uk, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
“Ekspozimi ndaj polenit dobëson imunitetin ndaj viruseve të caktuara sezonale të frymëmarrjes duke zvogëluar përgjigjjen antivirale të interferonit”, thuhet në studim.
“Duke ndërhyrë në proteinat që sinjalizojnë përgjigjje antivirale në qelizat që rreshtojnë rrugët e frymëmarrjes, ajo mund të lërë njerëzit më ndjeshëm ndaj një mori potencialesh të viruseve, duke përfshirë edhe covid-19”, tha Leëis Ziska, profesor i asociuar i shkencave të shëndetit mjedisor në Universitetin Columbia.
“Ekspozimi ndaj polenit mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të Covid-19 dhe ky nuk është vetëm problem tek njerëzit që kanë alergji”./GazetaShneta/