Kardiologu shqiptar në Zvicër Dr. Florim Cuculi ka vazhduar debatin me kolegët e tij në Kosovë për çështjen e rikthimit të repartit të invazivës në Kardiologji në QKUK.
Cuculi ka reaguar ndaj disa deklaratave të udhëheqësit të këtij reparti, Dr. Daut Gorani, i cili e akuzoi kardiologun shqiptar në Zvicër se po flet me porosi për këtë çështje. Gorani ka kundërshtuar rikthimin e repartit në kuadër të Kardiologjisë siç ka qenë më parë, shkruan Gazeta Shneta.
Cuculi edhe një herë ka renditur arsyet pse ai mendon se invaziva duhet të jetë pjesë e Kardiologjisë. Ai ka deklaruar se këtë model nuk e ka pa askund në botë.
Cuculi ka thënë se trajtimi i infarktit me kateter nuk është ndonjë arritje në vitin 2021 pasi kjo bëhet që 20 vite në vende tjera të botës. Ai ka thënë se duhet avancim të kardiologjisë invazive në Kosovë, për të mos lënë pacientët të ikin në Shkup, Nish e Beograd ose më larg.
“Kualiteti: jam i sigurte qe keni punuar shume dhe e di qe nuk i keni kushtet si i kam une. Por a duhet te ndalemi me kaq? Aspak. A behen ne QKUK intervenimet e veshtira koronare si ne Nish, Shkup apo Beograd? E dini edhe vete qe nuk behen. Qellimi im ka qene perhere te kjo pike: qe Prishtinen ta bejme qender invazive rajonale te forte. Per kete une dhe te tjeret si une mund t’ju ndihmojne. Sepse nuk duhet te ndalemi kurre se avansuari. Te trajtosh infarktin me kateter ne vitin 2021 nuk eshte arritje. Kjo pune behet qe 20 vite ne shume vende te Europes. Tani duhet te fillojme me rastet e veshtira, komplekse qe kerkojne trajtim te avansuar”, ka deklaruar Cuculi.
Shkrimi i tij i plotë:
Pse nuk ka kuptim kardiologjia invazive te jete pjese e kardiokirurgjise dhe disa sqarime tjera
Intervista ime e shkurter paska shkaktuar provokim te ashper te kolegut tim te nderuar Daut Gorani. Une e thashe ate qe mendova dhe nuk e kisha per qellim te sulmoj dikend. Por mendimi i lire duhet te vleje edhe ne kardiologji. Do mundohem ta sqaroj pse u deklarova qe nuk ka kuptim kardiologjia invazive te jete pjese e kardiokirurgjise & poashtu ta them mendimin tim te sinqerte per kardiologjine invazive kosovare.
1) Ne te gjitha vendet e botes ne te cilat une kam vizituar spitale kurre (!) nuk e kam pa kete model.Ne Zvicer ka qendra te medha dhe te te gjitha kardiologjia invazive eshte pjese e kardiologjise dhe jo e kardiokirurgjise. Ky eshte fakt.
2) Ne qender te vemendjes duhet te jete pacienti dhe jo egoja e doktorit. Per pacientin eshte me rendesi qe te kete nje diskurs te shendoshe ne mes kardiologut dhe kirurgut, te kerkohet zgjidhja me e mire per problemin. Kur kardiokirurgu (si shef) vendos se pacienti a do te shkoje per stentim apo per bypass, athere nuk ka diskurs dhe kjo nuk eshte per dobi te pacientit.
3) Une jam primarisht kardiolog, pastaj kardiolog invaziv. Me kardiokirurgjine nuk kam asnjehere aq shume gjera te perbashketa sa kam me nje kardiolog te pergjithshem. Na bashkon diagnostika, terapia medikamentoze dhe ajo invazive. Kirurgu eshte ne anen e tjeter te tavolines. Ne fakt e ndjej veten te ofenduar ne rast se dikush me thote qe une nuk qenkem kardiolog por vetem kardiolog invaziv.
4) Koncepti i te ardhmes sigurisht eshte Heart Center me kardiologji dhe kardiokirurgi se bashku. Duhet te punohet ne ate drejtim, mirpo jo duke e lene kardiologjine anash. Por fundi fundit, une e thash mendimin tim. Nuk sulmova askend personalisht dhe do doja te mbajme nivelin e duhur te diskursit. Mua nuk me ka porositur askush dhe nuk kam asnjefare interesi personal. Me pyeti gazetarja dhe ia thash mendimin tim. Pike, as me shume as me pak.
5) Eshte e vertete qe ju kam ofruar ndihme dhe kete natyrisht qe e bej per te miren e popullit dhe me qellimin me te sinqerte. Eshte e vertete qe keni bere ftesa por ftesat kane qene te shprehura ne facebook. E kam thene edhe me heret qe ftesa behet me date dhe program se si, ku, cka do te trajtohme – jo me deklaraten “hajde eja ti e kqyrim”. Une vazhdimisht kam ftuar experte te ndryshem te klinika ime dhe kjo me duket shume e natyrshme. Eshte mire te mesojme nga njeri tjetrin. Por kur i ftoj une expertet, u tregoj se per cka i ftoj, ku kam pasur nevoje te mesoj apo permiresoj ndonje teknike etj etj.
6) Kualiteti: jam i sigurte qe keni punuar shume dhe e di qe nuk i keni kushtet si i kam une. Por a duhet te ndalemi me kaq? Aspak. A behen ne QKUK intervenimet e veshtira koronare si ne Nish, Shkup apo Beograd? E dini edhe vete qe nuk behen. Qellimi im ka qene perhere te kjo pike: qe Prishtinen ta bejme qender invazive rajonale te forte. Per kete une dhe te tjeret si une mund t’ju ndihmojne. Sepse nuk duhet te ndalemi kurre se avansuari. Te trajtosh infarktin me kateter ne vitin 2021 nuk eshte arritje. Kjo pune behet qe 20 vite ne shume vende te Europes. Tani duhet te fillojme me rastet e veshtira, komplekse qe kerkojne trajtim te avansuar.
7) Kur do jete kardiologjia invazive kosovare e avansuar? Athere kur pacientet nuk do te shkojne me ne Shkup, Nish, Beograd e Istanbul per ta trajtuar zemren. Vetem athere. Kosovaret nuk shkojne te Sistina sepse jane naiva. Shkojne nga nevoja. Te mundohemi pra te gjithe se bashku te krijojme nje sherbim te mire, te kthejme besimin te mjeket dhe spitalet e vendit. Per te arritur kete duhet te bashkpunojme e jo te sulmojme njeri tjetrin.