Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluge, ka konfirmuar se nesër do të vijnë vaksinat e para kundër Covid-19 në Kosovë.
Kluge përmes një cicërime në twitter ka konfirmuar shkurt se nesër do të vijnë vaksinat e parë në
Bëhet fjalë për vaksinat AstraZenecas, që në Kosovë do të vijnë nëpërmjet programit “COVAX”.
Drejtori u pyet se kur do të vijnë vaksinat në Kosovë, ndërsa përgjigja e tij ishte e shkurtë dhe e qartë “Nesër”, shkruan Gazeta Express.
Kosova është vendi i vetëm në Evropë që deri tash nuk ka pasur vaksina, rrjedhimisht qytetarët kosovarë nuk janë vaksinuar.
Përjashtim bëjnë një numër i konsiderueshëm i mjekëve që janë vaksinuar nga qeveria e Shqipërisë.