Nga hulumtimet shkencore të njëzet e katër studimeve, studiuesit kanë zbuluar një lidhje të re midis një infeksioni Covid dhe tre simptomave të dëgjimit – humbja e dëgjimit, tringëllimë në veshët dhe vertigo.
Profesori i audiologjisë, Kevin Munro, tha se: “Ekziston një nevojë urgjente për të kuptuar efektet afatgjata të COVID-19 në sistemin e dëgjimit” shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.
Së bashku me kolegët e tij, bazuar në të dhënat e fundit, ata vlerësuan se:
7.6 përqind e njerëzve të infektuar me koronavirus përjetojnë humbje të dëgjimit, 14.8 përqind përjetojnë tringëllimë në veshët dhe 7.2 përqind marrin një marramendje.
Të dhënat e simptomave Covid u morën nga pyetësorët e vetë-raportuar dhe të dhënat mjekësore.
Andaj vështirësive fillestare në të dëgjuarit mirë, zhurmës së veshit ose tinitusit, marramendjes apo vertigo të gjitha këto mund të jenë tregues për një zhvillim të ri mjekësor në shëndetin e juaj. /Gazeta Shneta/