Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë kirurgu oral Dr. Hasan Salihu në moshën 56-vjeçare.
Kolegët e tij kanë shprehur dhimbjen për humbjen e Salihut. Dr. Jakup Ismajli, drejtor i Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, e ka kujtuar të ndjerin me një postim prekës, shkruan Gazeta Shneta.
“Po pse bre Cani na bëre këtë. Na këpute shpirtin bre”, ka shkruar Ismajli në një postim në Facebook.
Kryqi i Kuq i Kosovës ka kujtuar kontributin e Hasanit në këtë organizatë të cilën e ka udhëhequr në degën e Shtimes.
“Dr. Salihu, kontribuoi për shumë vite në Kryqin e Kuq të Kosovës, dhe me profesionin e tij fisnik ju doli në ndihmë të gjithë atyre që kishin nevojë duke mos e kursyer vehten ne asnje moment.
Dr. Salihu per dy mandate ishte Kryetar i Kryqit të Kuq të Kosovës – Dega në Shtime , po ashtu ishte delegat në Kuvendin e Pergjithshem te Kryqit të Kuq të Kosovës.
Kryqi i Kuq i Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqeve për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë”, thuhet në postimin e Kryqit të Kuq.
Edhe Oda e Stomatologëve të Kosovës e ka quajtur humbje të madhe vdekjen e Salihut.
“Me pikellim të thellë morrëm lajmin për ndarjen nga jeta në moshën 56 vjeçare, të anëtarit tonë Dr. Hasan Salihu, specialist i Kirurgjise Orale, anëtar i Kuvendit të Odës dhe i Gjyqit të Nderit.
Vdekja e tij e parakohshme është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe komunitetin tonë, humbëm një stomatolog të shkëlqyeshëm, të vyer dhe profesional.
Oda e Stomatologëve të Kosovës vlerëson lartë kontributin e tij profesional dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqëve dhe kolegëve të tij.
Ta kujtojme gjithmonë ashtu siç ai ishte, i sinqertë, i qeshur e optimist, edhe në momente shumë të vështira”, thuhet në postimin e OSK-së. /Gazeta Shneta/