Izreali është vendi i parë në botë që po jep lajme pozitive sa i përket COVID-19.
Shteti izraelit sot ka njoftuar se ka hequr rregullin për bartjen e maskave në hapësira publike si dhe ka njoftuar për hapjen e të gjitha shkollave, shkruan Gazeta Shneta.
Ministria e Jashtme e këtij vendi njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se bartja e maskave në ambiente publike nuk është më obligative, duke sinjalizuar fundin e pandemisë në këtë vend.
Kujtojmë që Izraeli ka vaksinuar shumicën e popullsisë duke qenë shtet shembull në këtë aspekt. /Gazeta Shneta/