Pothuajse katër në dhjetë infeksione të pacientëve me COVID në valën e parë, thuhet se mund të kenë kapur virusin në spital, sipas studimit të fundit.
Këto infeksione do të kishin pasur një ndikim ‘thelbësor’ mbi rastet e infektimit dhe vdekshëmërisë, shkruan Mirror.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Studiuesit nga shëndeti publik në Angli, shikuan numrin e njerëzve që testuan pozitiv brenda dy javësh nga shkarkimi.
Sipas vlerësimit më konservator, i cili përfshinte vetëm njerëz të infektuar për të paktën 15 ditësh në spital, vetëm 8.8 përqind e infeksioneve u gjetën të ishin “spitalore” ose të fituara në spital, raporton The Telegraph.
Sidoqoftë, drejtori kombëtar mjekësor i NHS, profesor Stephen Powis tha se shkaku kryesor i infeksioneve spitalore qëndron në rritjen e rasteve në komunitet.
Gjatë valës së parë, pacientët spitalor të cilët pa e ditur se kishin Covid (në mungesë të testimit) u lëshuan në shtëpitë e kujdesit në Angli, duke çuar rastet në shpërthime të mëdha. /Gazeta Shneta/