Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 3,377 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 71 raste pozitive me Covid-19.
Brenda 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë, si rezultat i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (59 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 106.914 raste nga 568.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.225 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftim.
Përgjatë kësaj periudhe, 173 pacientë e kanë mposhtur betejën ndaj Covid-19, dhe aktualisht janë mbi 5 mijë raste aktive në vendin tonë.
Komunat që regjistruan 71 raste pozitive janë: Prishtinë 25 raste, Gjilan 9 raste, Mitrovicë 7 raste, Ferizaj 5 raste, Istog 3 raste, Obiliq 3 raste, Pejë 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Gjakovë 2 raste, Klinë 2 raste, Podujevë 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Kamenicë, Lipjan, Prizren, Rahovec dhe Suharekë./GazetaShneta/