Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu e ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për shëndetësi.
Haxhiu ka thënë se Vitia po mburret me frigoriferët e vaksinave, por duhet t’ju kërkojë falje qytetarëve.
“Kërkoni falje qytetarëve për tollovinë e krijuar tek salla ‘1 Tetori’, derisa ju qëndronit në Soma. Po mburreni me frigoriferët të cilët IKSHPK i ka reklamuar në dhjetor të vitit të kaluar”, ka deklaruar Haxhiu.
Haxhiu po ashtu i ka kërkuar Vitisë që të vijë në Komisionin për Shëndetësi dhe me dyer të mbyllura të raportojë për blerjen e vaksinave nga kompania Pfizer.
“Nëse nuk mundeni publikisht me media, atëherë eja me dyer të mbyllura dhe na trego”, ka deklaruar Haxhiu. /Gazeta Shneta/




