Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka pohuar se vaksinimi është prioritet dhe deri në fund të vitit beson në vaksinimin e 60 për qind të popullatës dhe sigurimin e 2 milionë dozave të vaksinës.
Vitia gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se deri në fund të vitit 2021 do të vaksinohen 60 për qind e popullsisë.
“Vaksinimi është dhe do të jetë prioritet. Do të dinamizojmë procesin duke zgjedhur kategoritë e të vaksinuarve. Deri në fund të vitit do të kemi deri 2 milionë doza vaksine që të mundësojë që të vaksinohen 60 për qind e popullsisë. Është miratuar plani masiv i vaksinimit edhe në komunat tjera që nënkupton administrimin e një numër të madh të vaksinave”.
“Kemi detajuar rrugët dhe mjetet duke paraparë rritjen e kapaciteteve, mjete mbrojtëse, sigurim të zgjirit të ftohtë për ruajtjen e vaksinave dhe informimin e qytetarëve për vaksinim. Do të rriten kapacitet mjekësore nga 89 ekipe do të kemi 290 ekipe”, është shprehur ai.




