Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim i fundit: Imuniteti natyror kundër infeksionit COVID zgjatë rreth një viti

Jetë 01/06/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hulumtimet kanë treguar se personat e shëruar COVID-19 mund të pësojnë efekte afatgjata si mjegulla e trurit, lodhje dhe gulçimi.

Sipas kërkimeve të shumta rreth kësaj gjendje rezulton se mund të ketë një përfitim të vetëm të mundshëm nga infektimi me koronavirusin, shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.

Një studim i ri, botuar në revistën JAMA Internal Medicine, tregon se ju mund të jeni imun ndaj COVID-i për aq kohë sa mund të përfshihet një vit –  pasi të shëroheni nga sëmundja.

Hulumtimi i ri vjen nga një studim i të dhënave afatgjata të mbledhura nga të dhënat shëndetësore të më shumë se 15,000 njerëzve në Italinë veriore, e cila ishte një nga zonat e goditura në fillim të pandemisë globale.

Rezultatet treguan se ri-infektimi midis personave që ishin rikuperuar nga COVID-19 ishte shumë i rrallë:

Vetëm pesë persona nga 1,579 që kishin testuar fillimisht pozitiv për virusin ose 0.31 përqind prej tyre e morën virusin për herë të dytë, me një kohë mesatare të gjatë rreth 230 ditë midis infeksioneve.

Për krahasim, 3.9 përqind e pacientëve të cilët fillimisht nuk kanë rezultuar pozitivë për virusin në fillim të studimit morën COVID-19.

“Imuniteti natyror ndaj SARS-CoV-2 duket se jep një efekt mbrojtës për të paktën një vit i cili është i ngjashëm me mbrojtjen e raportuar në studimet e fundit të vaksinave,” përfundoi ekipi.

Rezultatet potencialisht vijnë si një lajm i mirë për vendet që aktualisht po luftojnë të sigurojnë doza të mjaftueshme vaksine për popullatat e tyre. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakQKUK: Në trajtim 162 pacientë, 63 prej tyre pozitiv ndaj infeksionit SARS-CoV-2
Artikulli i rradhës A është i sigurt pozicioni i gjumit si rënia në bark gjatë shtatzënisë, ja çfarë thonë ekspertët

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.