Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inspektorati Shëndetësor i shqipton gjobë 2 mijë euro Arsim Morinës për referimin e pacientëve

Lajme 04/06/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Inspektorati Shëndetësor i ka shqiptuar gjobë 2 mijë euro drejtorit të Klinikës së Neurokirurgjisë Arsim Morina.

Kryeinspektori Shaban Osmanaj ka deklaruar se në bazë të deklaratave të profesionistëve shëndetësor, arsyetimi i Morinës për referimin e pacientëve jashtë vendit ka qenë i paqëndrueshëm.

“Duke u mbështetur në deklaratën e drejtorit të Neurokirurgjisë dhe tre profesionistëve shëndetësor të cilët janë të cekur në raportin konziliar për referimin e pacientit jashtë insititucioneve publike, si dhe bazuar në deklaratën e drejtorit të Klinikës së Anestezionit kemi ardh në përfundim që ka pas një referim që nuk përputhet me dispozitat ligjore në fuqi”, ka deklaruar Osmanaj për klankosova.

Ai thotë se në raport kanë ardhur në përfundim se pacientët mund të trajtohen në QKUK.

“Në Klinikën e Anestezionit na është thënë se ekzistojnë anesteziologë që kanë punuar edhe më parë në Klinikën e Neurokirurgjisë”, ka deklaruar Osmanaj.

Kujtojmë se Arsim Morina i kishte dërguar një letër drejtorit të SHSKUK-së Valbon Krasniqi dhe ish-ministrit Armend Zemaj, të cilëve iu kishte kërkuar rikthimin e bashkëshortes së tij anesteziologe Qamile Morina pas pensionimit të saj në janar.

Morina kishte vendosur kusht rikthimin e saj në punë, ndryshe do të referonte pacientët për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakReagon Dr. Qamile Morina: Pse kërkova të rikthehem në klinikë
Artikulli i rradhës Raportohen shtatë raste pozitive me Covid-19 dhe një viktimë në 24 orët e fundit

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.