Kriza COVID e ka vënë në qendër të vëmendjes ndërgjegjësimin shëndetësor për këtë vit, me kureshtje të shtuar ndaj shumë faktorëve që mund të ribëjnë ose prishin shëndetin imunitar.
Ndërsa shumica përqendrohen në tiparet fizike që mund të ndihmojnë ose pengojnë aftësinë e dikujt për të luftuar një kërcënim viral duke filluar moshën, peshën trupore dhe praninë e gjendjeve bazike, për të përmendur disa nga faktorët – kohët e fundit studime të reja sugjerojnë që faktorët psikosocialë gjithashtu mund të luajnë një rol të vecantë, shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.
Në fakt, ekziston një arsye e habitshme që mund të prodhoni më pak antitrupa pas vaksinimit, duke çuar në një përgjigje imune më pak të fuqishme ndaj një infeksioni COVID dhe në mënyrë tronditëse e gjitha kjo mund të vie nga jeta shoqërore.
Të mos jesh në një “marrëdhënie të lumtur, romantike” mund të rezultojë në më pak antitrupa.

Nuk është sekret që një jetë e zhvilluar dhe e kënaqshme romantike mund të kontribuojë në një cilësi më të mirë të jetës në përgjithësi, por mund të jetë tronditëse të mësosh se përfitimet shtrihen përtej lumturisë dhe ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e dikujt.
Burimi i fuqishëm medial Washington Post, kohët e fundit raportoi se “njerëzit në marrëdhënie të lumtura, romantike” priren të gëzojnë përfitime të caktuara shëndetësore, duke përfshirë “mbrojtje më të mirë nga vaksinat e gripit” për shkak të “niveleve më të larta të antitrupave pas vaksinës”.
Ndërsa nuk ka pasur studime zyrtare mbi këtë temë pasi lidhet me COVID-19, ekspertët spekulojnë se ata që janë në marrëdhënie të lumtura mund të fitojnë të njëjtat përfitime kur bëhet fjalë për vaksinën COVID.
“Ne e dimë që vaksinat prodhojnë përgjigje më të mira tek njerëzit që janë të lidhur shoqërisht” i tha gazetës, Dr. Steve Cole, një neuroshkencëtar në Shkollën e Mjekësisë të UCLA.

“Pra marrëdhëniet dhe komuniteti janë më të rëndësishme se kurrë tanimë ndërsa përpiqemi të vaksinojmë rrugën tonë pandemike COVID” tha ai.
Kjo mund të jetë sepse bashkëshortët inkurajojnë një mënyrë jetese më të shëndetshme në përgjithësi.
Sigurisht, këto përfitime nuk jepen nga një virtyt i thjeshtë i statusit të marrëdhënies. Ekspertët shpjegojnë se ekzistojnë dy arsye të zakonshme që njerëzit në marrëdhënie të lumtura kanë tendencë të shfaqin një shëndet të përgjithshëm më të mirë.
Së pari, individë më të shëndetshëm kanë më shumë gjasa të martohen se sa homologët e tyre më pak të shëndetshëm. Së dyti, pasi të martohen, bashkëshortët priren të inkurajojnë njëri-tjetrin të merren me zakone më të shëndetshme, të tilla si një dietë e mirë dhe ushtrime fizike.
Me kalimin e kohës, këta faktorë çojnë në një shëndet relativisht më të madh, duke i bërë individët e martuar për fat të mirë më shumë të ngjarë të prodhojnë një përgjigje të fortë imune ndaj vaksinave. /Gazeta Shneta/


