Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Berisha-Muharremi: Gjëndra tiroide, sëmundja e dytë më e shpeshtë endokrinologjike në Kosovë

Jetë 12/06/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndonëse, nuk ka statistika të sakta se sa njerëz vuajnë nga sëmundja e gjëndrës tiroide në Kosovë, Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë Venera Berisha-Muharremi, thotë se është sëmundja e dytë më e shpeshtë endokrinologjike.

“Nga të gjitha sëmundjet endokrinologjike, për nga shpeshtësia e shfaqjes menjëherë pas diabetit apo sëmundjes së sheqerit vendin e dytë e zënë sëmundjet e gjëndrës tiroide”, thotë Berisha-Muharremi.

Ajo thotë se për shkak se gjëndra tiroide luan një rol kaq të madh në metabolizëm, mosfunksionimi mund të ndikojë në pothuajse çdo pjesë të trupit, duke përfshirë nivelet e energjisë dhe aftësinë për të djegur kalori.

“Shpeshherë pacientët që e kuptojnë që kanë probleme me gjëndër tiroide vinë dhe thonë më është paraqitur gjëndra, gjëndrën e kemi të gjithë dhe nevojë për endokrinolog kanë ata të cilët shfaqen sëmundje të këtij organi që e kemi të gjithë” pohon Berisha-Muharremi.

Ajo tregon, se problemet më të shpeshta përfshijnë prodhimin jonormal të hormoneve të gjëndrës tiroide.

“Sasia e shtuar e hormoneve të gjëndrës tiroide rezulton në gjendje të njohur si hipertiroidizëm, ndërsa sasia e pamjaftueshme e hormoneve të gjëndrës tiroide qon në hipotiroidizëm”, thotë Berisha-Muharreni.

Feride Berisha, 59 vjeçare nga Prishtina vuan nga sëmundja e gjëndrës tiroide, ajo thotë se trajtimin e ka filluar  në ordinancë private shkaku i periudhës së pandemisë.

“Në QKUK, nuk jam trajtuar por në një ordinancë private. Kam qenë një herë në QKUK më kanë dalur rezultatet e larta, kur më është bërë ultrazëri më kanë thënë që nuk je e sëmurë nga gjëndra tiroide shkaku i pandemisë kam vazhduar në privat”.

“Është një sëmundje me shumë pasoja, por falë mjekëve dhe terapisë që e përdori, jam stabilizuar me shëndet”, tregon tutje Berisha.

Kurse, shton se “Sëmundjen e gjëndrës tiroide e kam vërejtur nga djersitjet e mëdha, njerëzit që më njohin pyesnin se si je, kur ju tregoja se po djersitem ato nuk kishin ndonjë profesion lidhur me fushën e shëndetësisë, por më sugjeruan që direkt të bëja analizën për gjëndrën tiroide”.

Gjëndra tiroide është një prej organeve më të rëndësishme në trupin e njeriut e cila gjendet në pjesën e përparme të qafës dhe njëherësh njihet edhe si një lloj organi përgjegjës për secilën qelizë në organizëm, thonë mjekë nga fusha e Endikronologjisë.

Në gjithë Kosovën janë 30 mjekë të fushës së endokrinologjisë, ndërkaq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si qendër referente për tërë Kosovën, janë vetëm 13 mjekë endokrinologë.

Kjo sëmundje manifestohet me lodhje, plogështi, djersitje, ankth, humbje të peshës e simptoma tjera. /Albanianpost.com

Artikulli paraprakMjekët dhe infermierët e Infektives probleme me ankthin dhe depresionin nga puna gjatë pandemisë
Artikulli i rradhës Çfarë është një test i jonizuar i kalciumit?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.