Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 2,117 testime të kryera janë konfirmuar shtatë raste pozitive me Covid-19.
Në 24 orët e fundit është raportuar një (1) rast i vdekjes si rezultat i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 103 pacientë e kanë mposhtuar Covid-19, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 104 mijë.
Deri më sot, numri i rasteve aktive është 434.
Mes tjerash është bërë e ditur se përgjatë kësaj periudhe janë administruar 1,907 doza të vaksinës anti covid./GazetaShneta/