Moti në pesë ditët e ardhshme pritet të jetë i freskët, me vranësira dhe intervale me diell.
Përgjatë kësaj jave, temperaturat minimale do të jenë deri në 13C, kurse maksimalet do të shënojnë rritje deri në 28C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“14.06 – Më freskët, vransira dhe intervale me diell, herë herë edhe me erë. Vende-vende me mundësi për riga lokale shiu.
15.06 – Herët në mëngjes përreth viseve malore me mundësi për reshje të dobëta shiu. Paradite intervale me diell, e gjatë ditës zhvillime të vransirave, por pa të reshura.
16.06 – Më ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell.
17.06 – Kryesisht me diell, e pasdite vransira të pakta.
18.06 – Shumë ngrohtë e kryesisht me diell.”, thuhet në postimin e fundit./GazetaShneta/