Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu e ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia për procesin e vaksinimit.
Haxhiu e ka pyetur Vitinë se si është e mundur të vaksinohen qindra mijëra qytetarë në muaj, duke përmendur numrin e vaksinave të administruara preh rreth 500 sosh brenda 24 orëve para disa ditësh.
Haxhiu poashtu ka kërkuar informata nga Vitia për çmimin e vaksinave të blera nga Pfizer. Ai ka thënë se deklaratat e Vitisë për vaksinat janë të pavërteta.
Në anën tjetër Vitia është kundërpërgjigjur duke thënë se do të realizohet synimi për vaksinimin e 60 për qind të popullsisë deri në fund të vitit.
Vitia i ka thënë Haxhiut se po merr informata në internet për vaksinimin, sikurse ka marr për provime dhe diplomën e tij.
Ministri ka deklaruar se vaksinimi do të bëhet sipas planifikimit nga profesionistët shëndetësorë. /Gazeta Shneta/