Një studim i ri britanik konfirmon raportet se një kombinim i vaksinave AstraZeneca dhe BioNTech shkakton një përgjigje më të fortë imune sesa dy doza të AstraZeneca-së.
Pas aprovimit të tyre nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) në janar, vaksina AstraZeneca kundër COVID-19 u administrua për të gjithë të rriturit në Gjermani, shkruan DW përcjell Gazeta Shneta.
Pasi zbuluan se veçanërisht gratë e reja që morën vaksinën u përballën me një rrezik në rritje të mpiksjeve të rrezikshme të gjakut në tru, megjithatë, Komiteti i Përhershëm i Gjermanisë për Vaksinimin në muajin prill rekomandoi kufizimin e përdorimit të AstraZeneca vetëm për personat të moshës mbi 60 vjeç.
Kjo do të thoshte se personat që kishin marrë dozën e tyre të parë të AstraZeneca duhej të merrnin më pas BioNTech/Pfizer ose Moderna si dozë të dytë.
Sot, të gjithë të rriturit në Gjermani, pa marrë parasysh moshën e tyre, mund të vaksinohen përsëri me AstraZeneca, nëse pacienti dhe mjeku kanë biseduar rreth rreziqeve dhe përfitimit para vaksinimit.
Por studimet e reja tregojnë se kombinimi i dy vaksinave të ndryshme mund të jetë më shumë sesa thjesht një zgjidhje emergjente.
Studiuesit në Universitetin e Oksfordit kanë zbuluar se pacientët që morën një dozë AstraZeneca të ndjekur nga një dozë e vaksinës BioNTech/Pfizer katër javë më vonë, zhvilluan një numër më të lartë të antitrupave sesa ata që kishin marrë dy të dozat të AstraZeneca-së.
Si pjesë e hulumtimit të tyre ‘Com-COV’, studiuesit e Oksfordit administruan kombinime të ndryshme të vaksinave në 830 vullnetarë mbi moshën 50 vjeç.
Rezultatet e tyre treguan se numri më i lartë i antitrupave u zhvillua nga njerëz që kishin marrë dy doza BioNTech, të ndjekura nga ata që kishin marrë një dozë të parë AstraZeneca dhe e dyta BioNTech. /Gazeta Shneta/